Ambasada e Izraelit në SHBA ka njoftuar se mbi 1000 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës me grupin terrorist të Hamasit.
Shifrat zyrtare të cilat janë publikuar sot në mëngjes qëndronin në 900, por si duket ky numër po shkon duke u rritur, raporton Sky News.
Vlen të ritheksohet se 100 deri në 150 shkon numri i izraelitëve që janë marrë peng nga grupi i Hamasit, teksa këta të fundit kanë bërë të ditur se nuk do të negociojnë për lirimin e tyre deri në përfundimin e luftës.