Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,021.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,119 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.