12 mijë e 144 qytetarë vaksinohen për 24 orë

12 mijë e 144 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 12 mijë e 144 qytetarë.

Sipas MSH-së, deri më tani më dozën e dytë janë vaksinuar 608 mijë e 939 persona, derisa me dozën e parë 823 mijë e 196 qytetarë.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga COVID-19.

Kurse, janë regjistruar edhe 40 raste të reja dhe janë shëruar 149 pacientë./Gazeta Enigma/.

Related Articles