Kosovë: 12 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Kosovë: 12 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjatë raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend janë raportuar 12 raste të dhunës në familje, ku janë arrestuar tetë persona, raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës nga këto 12 raste të dhunës në familje, shumica e akteve të dhunës u ushtruan karshi grave.

Gjakovë 12.03.2022 – 18:00. Viktima femër ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor si dhe i është ofruar urdhër mbrojtje nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 15.03.2022 – 15:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar fizikisht  motrën e tij femër kosovare. Gjatë intervistimit i dyshuari i njëjti e ka mohuar të ketë sulmuar motrën e tij.  Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë 15.03.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën kanë qenë në bashkëjetesë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

Istog 14.03.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Pejë 15.03.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, kunatës së tij. Viktima ka shkuar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 15.03.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datë 13.03.2022 pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Fushë Kosovë 15.03.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  kishte shkuar në vendin e punës  së viktimës femër kosovare dhe gjatë rrugës pas një mosmarrëveshjeje në mes tyre i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 15.03.2022-16:53. Raportohet për një fjalosje në mes të babait dhe djalit të tij mshkuj kosovar. Viktima nuk ka dëshiruar të  pranon tretman mjekësor pasi që nuk ka pasur lëndime. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.​

Fushë Kosovë 15.03.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së ti, viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Dragash 15.03.2022 – 16:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se xhaxhai i tij, i dyshuari mashkull kosovar pasi një zënke që kishin e kishte goditur me gyp uji. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 15.03.2022 – 14:50. Është raportuar se ka ndodhur një zënkë mes disa nxënësve. Si pasojë e zënkës një nxënës mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim të nevojshëm mjekësor. Një i dyshuar mashkull kosovar po ashtu nxënës është arrestuar dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 14.03.2022 – NN. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles