Një 12-vjeçar nga Skenderaj ka gjetur një portofol me para në vlerë prej 2500 eurosh.
I njëjti menjëherë e kishte dorëzuar atë në polici.
E për këtë gjest ata e kanë përgëzuar 12 vjeçarin.
“Veprimi shembull i dymbëdhjetëvjeçarit në Skenderaj ka bërë të mundshëm që portofoli me para ti kthehet pronarit
Skenderaj, 06 Gusht 2024
Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme” – thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma