13 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

13 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991.

Në total numri i rasteve aktive është 331./Gazeta Enigma/

Related Articles