144 raste të reja me COVID në Kosovë

144 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se për 24 orë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID, raporton Gazeta Enigma.

Nga raporti, bëhet e ditur se janë regjistruar 144 raste të reja me virus, derisa 19 pacientë janë shëruar. Gjatë 24 orëve, 3 mijë e 908 qytetarë janë testuar për COVID.

Kosova ka 997 raste aktive me virus, ndërsa, pozitiviteti i rasteve është 3.68 përqind, shifër kjo e cila po vazhdon të rritet.

Related Articles