16 vjet nga vdekja e Rugovës, ky ishte amaneti i tij që kishte lënë për Kosovën

16 vjet nga vdekja e Rugovës, ky ishte amaneti i tij që kishte lënë për Kosovën

Sot shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ndërsa u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ndërsa, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, para disa kohësh pati rrëfyer detaje për momentet e fundit të jetës së Ibrahim Rugovës.

Sejdiu thoshte se presidenti historik Rugova gjithnjë kishte synim pavarësinë.

Ai tutje thotë se ish-presidenti Rugova kishte lënë amanet të ruhet miqësia me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera të fuqishme

“E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëkuptim-respektim dhe një orientim për të mbajtur gjithmonë miqësinë me vendet e fuqishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë dhe pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marrin në thu edhe në tepihë, s’dua të përmend emrin për shkak të korrektësisë. Ashtu ishte shprehja e tij figurative”, ka thënë Sejdiu në emisionin N’Konak në vitin 2020.

“Ai ka qenë i pa ndalshëm thjeshtë nuk është ndal në asnjë proces por ka ecur përpara. Pavarësia është objektivi ynë, thoshte ai gjithmonë”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles