Kosova ditëve të fundit pati regjistruar rritje enorme të rasteve të reja me COVID-19.
Shqetësues mbetet edhe numri i viktimave që po regjistrohen teksa shumë i lartë mbetet edhe numri i rasteve aktive me COVID-19.
Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
Po ashtu në këtë 24 orësh janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137 mijë e 452″.
Në total numri i rasteve aktive është 17.000.