Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 186, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174, ndërkaq nga fillimi i pandemisë betejën me coronavirusin e kanë humbur 2,250 persona.
Ndryshe, procesi i vaksinimit antiCOVID-19 po vazhdon.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.