Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 19 vdekje, raporton Gazeta Enigma.
Nga 6 mijë 79 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID 279 persona, derisa janë shëruar 1 mijë e 269 persona.
Numri total i dozave të administruara në total është mbi 1 milion, ndërsa për 24 orë janë vaksinuar 18 mijë e 960 persona.
Ndërsa, numri i rasteve aktive në Kosovë është 12 mijë e 464.