Gjatë mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka intervenuar në një rast, ku dy vajza kanë hasur probleme me një person.
Sipas informacioneve të para, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku njëra nga vajzat kishte konsumuar alkool dhe një personi i’u ofrua atyre për ndihmë.
Por sipas Policisë nuk del të jetë kështu, pasi i dyshuari ka ndryshuar drejtimin e rrugës dhe është nisur për në mal.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin me iniciale G.T i lindur me 2005 – që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj.
Pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё pёr veprën penale “Dhunim”.