Është arrestuar drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.
Lajmin për Gazetën Enigma, e ka konfirnuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë. Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.
“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, përfundoi zëdhënësi i Policisë.