Ministri ukrainas i Shëndetësisë thotë se 198 persona janë vrarë dhe më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur në ofensivën ruse, raporton AP, përcjell Gazeta Enigma.
Ministri Viktor Lyashko tha të shtunën se kishte tre fëmijë në mesin e të vrarëve. Deklarata e tij e bëri të paqartë nëse viktimat përfshinin si ushtarakë ashtu edhe civilë.
Ai tha se 1,115 persona të tjerë, përfshirë 33 fëmijë, u plagosën në pushtimin rus që filloi të enjten me sulme masive ajrore dhe raketore dhe trupa që hynë në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu.
Проспект перемоги зараз. Київ pic.twitter.com/KGQO3eKSqR— Мілітарний (@mil_in_ua) February 26, 2022
Kurse, nga ora 08:00 e mëngjesit, zhurmat e bombardimeve u dëgjuan rreth qytetit Kherson, Ukrainë, në veri të gadishullit të Krimesë.
Nga ora 11:00, ura, e cila lidh zonat e kontrolluara nga Rusia me Ukrainën, ishte e mbuluar nga tymi i barit rreth saj që kishte marrë flakë.
Granatimet vazhduan përpara dhe mbrapa, dhe një ekip i CNN-it mundi të shihte përmes tymit automjete të blinduara të dukshme në urë që lëviznin drejt anës ukrainase.