Deputeti Hisen Berisha është betuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Berisha do ta zëvendësoj tashmë ish-deputetin Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga mandati i deputetit shkaku i kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës.
Tekstin e betimit të deputetit e lexoj kryeparlamentari Glauk Konjufca, ku pastaj Berisha në fund tha fjalën “betohem”.