Pas tensionimit të situatës mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, kryesuesja e Kuvendit, Sarandaj Bogujevci, dha pauzë deri në orën 12:00.
Tollovia mes deputetëve në dalje të sallës ndodhi pas deklaratës së ministres së Punëve të Jasthme, Donika Gërvallës, e cila iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, duke i konsideruar fajtor për thirrjen e Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë.