Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 88 pacientë me COVID-19, njofton ShSKUK.
Në mesin e pacientëve me COVID që po trajtohen në klinikë janë edhe dy foshnje.
Trajtimi i pacientëve në klinika dhe në spitaleve të përgjithshme:
“Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi”.
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast, Spitali i Gjakovës, 15 pacientë, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, thuhet në njoftim.