Një 22 vjeçare nga Prizreni ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe.
Viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, me çrast është dërguar në Emergjencë nga familjarët e saj dhe tashmë po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.