23-vjeçari tejkalon tri vetura në vijë të poltë në Ferizaj, gjobitet me 150 euro

23-vjeçari tejkalon tri vetura në vijë të poltë në Ferizaj, gjobitet me 150 euro

Policia ka gjobitur një 23-vjeçar me 150 euro dhe dy pikë negative pasi u kap duke tejkaluar tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 12:58 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e tri automjeteve në vijë të plotë. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles