Masakra në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë të vitit 1999.
Aty janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.
Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’u kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 23 vjetësh figurojnë të pagjetur.
Në këtë masakër, përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbijetuar 13 persona.
Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve në këtë fshat, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakër.