27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Këtë të diel shënohen 27 vjet nga masakra në fshatin Lybeniq të Pejës, ku më 25 maj 1998 forcat serbe hynë me dhunë dhe vranë nëntë banorë shqiptarë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo ishte vetëm fillimi i një serie mizorish që vazhduan më 1 dhe 7 prill të vitit 1999, kur qindra burra të fshatit u ndanë nga familjet dhe u masakruan në mënyrë çnjerëzore.

Krimet që u kryen në Lybeniq nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe përbëjnë një nga aktet më të rënda të gjenocidit kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Përkundër dëshmive të shumta, as drejtësia vendore dhe as ajo ndërkombëtare nuk kanë arritur të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre krimeve.

Banorët e mbijetuar dhe familjet e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa Lybeniqi mbetet një simbol i dhimbjes dhe qëndresës së popullit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Related Articles