Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë Festën e 28 nëntorit.
Ai festat e nëntorit i ka quajtur si festë të Flamurit dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurti ka thënë se duhet punuar e rrugëtuar bashkë.
“28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet”, ka shkruar ai ndër të tjera.