293 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, kjo është gjendja e tyre

293 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, kjo është gjendja e tyre

Në javën e fundit shirat e larta me të infektuar me COVID-19 janë rikthyer në Kosovë, duke shfaqur shqetësime te qytetarët dhe organet shtetërore.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar drejtoreshën e  QKMF-së në Gjilan Dr. Arbenita Hajdari, për tu informuar më shumë rreth rasteve pozitive me koronavirus në këtë komunë.

Ajo ka bërë të ditur për Gazetën Enigma se në Gjilan janë 293 raste aktive me COVID-19.

“Në Gjilan janë 293 raste aktive, por fatmirësisht me simptoma më të lehta se në muajt e mëparshme kur kemi pasur raste pozitive”, bën të ditur ajo.

A ka raste të rënda që janë duke u trajtuar në spitale?

“Ekipa e COVID-it që i trajton pacientët në shtëpi të martën ka pasur 11 raste që kanë kërkuar ndihmë për trajtim me infuzione”, ka deklaruar ajo.

Tutje Hajdari ka shtuar se “në spital janë 4 pacientë me gjendje mesatare jo të rënduar kështu që mundemi me thanë që ka raste, por fatmirësisht me simptome jo shumë të theksuara”.

Hajdari bënë thirrje që të vaksinohemi me dozën e tretë dhe të katërt anti-COVID, dhe në rast se jemi pozitiv të izolohemi për 5 deri në 7 ditë q deri në 7 ditë që të mbrojmë familjarët dhe të tjerët.

“Bartni maska në ambiente të mbyllura, vaksinohuni me dozat e vaksinës 3-4 dhe izolohuni për 5-7 ditë në mënyrë që mos të infektohen edhe familjarët e më të dashurit e juaj e qytetarët tjerë!”, ka p137rfunduar ajo.

Kujtojmë se pas shtimit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel që të vazhdojë vaksinimi me dozën e tretë dhe të katërt, të bartim maska në ambiente të mbyllura. /Gazeta Enigma/

Related Articles