Lutfi Haziri poston për fitoren e Dritës ndaj Inter Turkut, kritikohet nga tifozët e Gjilanit

Lutfi Haziri poston për fitoren e Dritës ndaj Inter Turkut, kritikohet nga tifozët e Gjilanit

Ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbetur shumë i kënaqur me fitoren e Dritës ndaj Inter Turkut.

Ai ishte i pranishëm në stadium, duke shkruar fjalë të mëdha për skuadrën e drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Haziri e ka deklaruar edhe publikisht disa herë që është tifoz i madh i skuadrës së Dritës.

“Super Drita. Faleminderit për spektaklin që na e dhuruat sonte. Drita Dashuri, Drita Krenari”, ka shkruar Haziri.

Në postimin e Hazirit pati reagime të tifozëve të klubit që vjen nga i njëjti qytet, SC Gjilani. Ata thanë se edhe skuadra e tyre triumfoi ndaj Liepajas, por që nuk pati një postim të tillë.

Haziri u përgjigj tek një koment, duke thënë se të dy skuadrat janë krenaria e qytetit, për të cilat mund të bëjnë tifo e të kënaqen.

Related Articles