Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 36-vjeçarit V.A, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.
“Më herët bisedova me prokurorin e rastit, më konfirmoi se është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, tha Baftiu.
Ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.