Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 321 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.
242 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërsa, në mjekimin Intensiv COVID-19 dhe mjekim Intensiv në Klinikë Infektive po trajtohen 15 pacientë.