Asistim mjeshtëror i Mirlind Dakut në Rusi

Asistim mjeshtëror i Mirlind Dakut në Rusi

Mirlind Daku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.

Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota.

Rubin Kazani barazoi në shtëpi me Lokomotivën e Moskës me rezultatin 1:1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.

Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pranoi gol në minutën e 43-të.

Nga minuta e 78-të, vendësit luajtën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Rustamjon Ashurmatov me të kuq.

Daku e kompletoi ndeshjen. Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67-të.

Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes. 

Mario Mitaj i Lokomotivës së Moskës ishte i suspenduar shkaku i kartonëve.

Daku në edicionin aktual të kampionatit rus ka pesë gola të shënuar e tri asistime.

Rubin Kazani në 24 ndeshje të luajtura ka 33 pikë në vendin e nëntë, kurse Lokomotiva e Moskës ka 38 pikë në pjesën e sipërme të tabelës.

ASISTIMI I DAKUT

Related Articles