Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 35 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 23 të tjerë post-covid.
Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.
Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë