4 mijë e 379 lindja u kryen në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022

4 mijë e 379 lindja u kryen në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Siç bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë.

Related Articles