Drita sot kërkon fitore ndaj ekipit finlandez, Inter Turku

Drita sot kërkon fitore ndaj ekipit finlandez, Inter Turku

Skuadra e Dritës luan sot në Finlandë ndaj ekipit të madh, Inter Turku.

Drita dhe Inter Turku ballafaqohen sot me fillim nga ora 17:00, në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League.

Ekipi gjilanas synon një rezultat pozitiv që në ndeshjen e kthimit të lehtësohen punët, pasi pastaj do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kujtojmë se dje, Ballkani barazoi ndaj Zalgiris (1:1), ndërsa nesër luhen edhe dy ndeshje të ekipeve kosovare në garat evropiane. Llapi luan në transfertë ndaj Buducnostit, kurse Gjilani e pret Liepajan.

Related Articles