Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 428, shkruan Gazeta Enigma.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.