Osmani e pret në takim Prattipatin, ja se për çfarë biseduan ato bashkë

Osmani e pret në takim Prattipatin, ja se për çfarë biseduan ato bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, raporton Gazeta “Enigma”

Osmani bashkë me të kanë diskutuar për vizitën në SHBA, dhe për takimet që i pati atje.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për vizitën e fundit të Presidentes Osmani në SHBA, takimet e shkëlqyeshme të zhvilluara me zyrtarë të lartë të Administratës Trump, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, njofton Presidenca.

Në këtë takim, u fol edhe për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimet në fushën e sigurisë.

“Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimine tyre.

Related Articles