Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar aktualit 319 pacientë me COVID-19.
Sipas ShSKUK-së, prej tyre 45 janë në gjendje të rëndë ndërsa 265 me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: Bie njdeshëm numri i rasteve të spitalizuar me Covid-19
Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalalor.
Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 69 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë
Spitali i Prizrenit, 23 pacientë
Spitali i Gjakovës, 22 pacientë
Spitali i Pejës, 63 pacientë
Spitali i Gjilanit, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë