Policia e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet në lidhje me zbatimin e masave anti-COVID në qendra tregtare, sheshe e lokacione të tjera në komunën e Prizrenit.
45 persona janë gjobitur për mosrespektim të masave kundër COVID-19 në këtë aksion të kryer në tri lokacione të kësaj komune.
“Më datat 30/31 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, konkretisht në tri lokalet (dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti-Covid-19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale, e që nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006”./Gazeta “Enigma”/