Tashmë kanë mbetur edhe 5 ditë deri në ditën kur qytetarët e Kosovës do të zgjedhin qeverisjen e re për një mandat tjetër 4 vjeçar.
Lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025, në orën 16:00.
Sipas KQZ-së regjistrimi bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe të KQZ-së. /Gazeta Enigma