5 të arrestuarit në Pejë, pjesë e bandës së Demë Elshanit

5 të arrestuarit në Pejë, pjesë e bandës së Demë Elshanit

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Penë pasi të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’ dhe dhe ‘Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm’ ndaj dy viktimave në Pejë.

Pesë personat që u arrestuan nga Policia mbrëmë në lidhje me këtë rast janë: Fatos Çollaku, Roland Beqiri, Demokrat Muçaj, Dardan Ramqaj, dhe Shpend Kelmendi të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit janë hetuar nën dyshimin për veprën penale “Krim i organizuar” dhe për përgatitjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”. Të njëjtit dyshohet se kanë bërë marrëveshje, janë organizuar dhe kanë planifikuar kryerjen e një vrasje, si dhe janë përfshirë në krim të organizuar.

Related Articles