Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan në kampin Bondsteel

Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan në kampin Bondsteel

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan të udhëhequr nga kongresisti Keith Self.

Delegacioni zhvilloi një vizitë në Kampin Bondsteel, ku kaloi pasditen duke u takuar me pjesëtarët e përkushtuar të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it dhe Grupit Mbështetës të Zonës-Ballkan.

Gjatë vizitës, zyrtarët amerikanë u njohën nga afër me aktivitetet dhe angazhimin e trupave në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati ka kënaqësinë të mirëpresë në Kosovë një delegacion të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga përfaqësuesi Keith Self. Delegacioni kaloi pasditen në Kampin Bondsteel duke u takuar me anëtarët e shërbimit të përkushtuar të Komandës Rajonale të KFOR-it-Lindje dhe Grupit Mbështetës të Zonës-Ballkan”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Delegacioni amerikan, paraditen e sotme qëndroi në Luginë të Preshevës, ku zhvilloi takime me përfaqësues të shqiptarëve atje për të mësuar mbi të drejtat e tyre në Serbi.

Related Articles