Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, ka njoftuar për jetët e humbura dhe se sa persona janë lënduar nga sulmi i Rusisë.
Ai bënë të ditur se 57 persona kanë mbetur të vdekur dhe 169 të plagosur duke përfshirë persona ushtarak dhe civilë pas sulmeve ruse që nisën në orët e para të sotme.
Ndër të tjera, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin gjithashtu nën sulm të enjten – duke përfshirë në Avdiivka dhe Vuhledar në Donetsk – me viktima të raportuara mes punonjësve mjekësorë. /Gazeta Enigma/.