6 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet për 6 raste të dhunës familjare, ku viktima zakonisht është e gjinisë femërore, raporton Gazeta “Enigma”.

Në Fushë Kosovë, Policia njofton se me datë 24.05.2021 viktima femër kosovare ka njoftuar se  në vazhdimësi është maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas PK-së, pas intervistimit me vendim të prokurorit viktima dërgohet në strehimore ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.


Rasti tjetër është raportuar në Prizren, ku viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Deçan po ashtu një qytetare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rastet e tjera ishin raportuar në Komunën e Gjakovës, Vushtrri dhe Leposaviq./Gazeta Enigma.

Related Articles