60 mijë euro gjoba për partitë nga PZAP – LVV kryeson listën

60 mijë euro gjoba për partitë nga PZAP – LVV kryeson listën

60 mijë euro është shuma totale e gjobave të cilat PZAP i ka shqiptuar ndaj subjekteve politike në vend, në dy raundet e zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta “Enigma”.

Vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 14 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë prej 13 mijë e 500 euro.

Gjobat erdhën për shkak të shkeljes së rregullave nga ana e KQZ-së, lidhur me heshtjen zgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta “Enigma”, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

“Në këtë shumë të gjobave është e përfshirë shuma prej 13,500.00 euro, për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën me 13.11.2021 dhe për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të mbajtura me 14 nëntor 2021”, bëri të ditur Desku.

Listës së dënimeve gjatë gjithë procesit zgjedhor i prinë Lëvizja Vetëvendosje me gjobë 16 mijë e 400 euro, pasuar  nga Partia Demokratike e Kosovës me 15 mijë e 800, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me  15 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK                    = 15,000.00 euro,

Lëvizja Vetëvendosje – LVV                                     = 16,400.00 euro,

Partia Demokratike e Kosovës – PDK                       =  15,800.00 euro,

Srpska Lista                                                                =   8,100.00 euro,

Partia Liberale Egjiptiane – PLE                                =   300.00 euro,

Iniciativa Qytetare për Obiliqin                                  =   1,250.00 euro,

Lista e Pavarur-Bekim Jashari                                    =   1,800.00 euro,

Organizata Balli Kombëtar Demokrat-OBKD           =    300.00 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës –AAK               =    300.00 euro”.  Që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri në përfundim, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 59 mijë e 250 euro. /Gazeta Enigma.

Related Articles