65-vjeçari që gjuajti me armë në një odë shoqërohet në polici

65-vjeçari që gjuajti me armë në një odë shoqërohet në polici

Policia rajonale e Ferizajt ka shoqëruar një 65-vjeçar për në polici, teksa mbi të rëndojnë veprat ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës”.

Klankosova.tv, dy ditë më parë, ka raportuar se si i njëjti, në dyshemenë e një ode, shtiu me armë gjashtë-shtatë herë.

“Me datën 22.03.2022 në mediumin ‘’Klankosova’’ ka qarkulluar një sekuencë (video) ku shihet se një person, gjatë një ahengu në një shtëpi, konkretisht në një dhomë (odë), shihet duke gjuajtur/ shkrepur me armë në dyshemenë e kësaj dhome. Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtime, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe pas një pune hetimore, ka identifikuar personin e dyshimtë dhe vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes”.

65-vjeçari është liruar teksa i është konfiskuar arma.

“Në lidhje me këtë policia sot rreth orës 11:30, personin e dyshuar me inicialet SH.I (M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gaz dhe si provë materiale arma i është konfiskuar. I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Related Articles