Aktualisht në Kosovë janë duke u strehuar 650 afganë.
Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që bëri me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, kryeministri Kurti tha se kemi pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera.
Ndryshe, Kosova, në muajin gusht pati pranuar grupin e parë të refugjatëve afganë. Ky strehim është bërë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Gazeta Enigma/