Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 66 raste pozitive me COVID-19.
Në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.278./GazetaEnigma/