67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 67 pacientë me COVID-19 janë në trajtim spitalor.

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se 67 pacientët janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 33 janë me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

COVID-19:  67 pacientë në trajtim spitalor

67 pacientë janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1  pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 10  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë. /Gazeta Enigma.

Related Articles