Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 70 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së dy pacientë janë në mjeksim intersiv me oksigjeno-terapi.
“Klinika Infektive, 16 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë, Spitali i, Gjakovës, 13 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient”, thuhet në njoftim.