Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë një numër i madh i pacientëve morën trajtim mjekësor për shkak të prekjes nga gripi sezonal.
Sipas personelit mjekësor, vetëm gjatë paradites së të enjtes janë realizuar 200 vizita.
Situata e njëjtë vazhdon të jetë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Nga personeli mjekësor thanë se gripi sezonal ka filluar të përhapet qe tri javë.
Ndërsa, përmes një shkrimi në Facebook, IKSHPK ka apeluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.
“Edhepse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve me grip sezonal.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.