Në Dhomat e Specializuara të Hagës të mërkurën do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.
Procesi gjyqësor do të fillojë nga ora 9 e 30 dhe pritet të përfundojë në 13.
Mbi këta ish-krerë të OVL UÇK-së rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës./Gazeta “Enigma”/