Policia e Kosovës ka njoftuar se dytë më parë në emergjencën e QKUK-së ka vdekur një femër.
Sipas raportit, thuhet se bashkëshorti i saj ka deklaruar se gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve.
Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.
“Prishtinë 16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta “Enigma”/