Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë

Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë

Distria Krasniqi ka arritur të shpallet xhudistja më e mirë e vitit në botë.

Në një ceremoni që po mbahet sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Distria Krasniqi u zgjodh më e mira, në mesin e pesë xhudisteve të nominuara.

Zgjedhja është bërë nga tifozët përmes një votimi dhe më së shumti vota ka marrë xhudistja kosovare.

Distria Krasniqi u shpall kampione olimpike këtë vit, krahas edhe shumë sukseseve tjera.

Kujtojmë se trajneri i saj, Driton Kuka fitoi çmimin e trajnerit më të mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos. 

Related Articles