Tahiri e konsideron të gabuar “Ballkanin e Hapur”

Tahiri e konsideron të gabuar “Ballkanin e Hapur”

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar mazhorancën për mospërmbushje të agjendës legjislative.

Tahirie e ka bërë të qartë qëndrimin e AAK-së sa i përket pjesëmarrjes në “Ballkanin e Hapur”, të cilën e ka konsideruar të gabuar.

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tutje tha se agjenda legjislative e prezantuar nga qeveria ka qenë listë dëshirash.

“Agjenda legjislative e këtij viti e prezantuar nga Qeveria, realisht ka qenë listë dëshirash, ka qenë një tendencë për me i tregu popullit çfarë agjende legjislative kemi. Në qoftë se bëjmë një vlerësim kritik, shohim se ky Kuvend është shumica më e dobët parlamentare në histori të Kuvendit në raport me zbatimin e përqindjes së ligjeve që i ka vendosur në agjendën legjislative”, tha ai.

Sipas Tahirit, Kosova ka nevojë për miq dhe jo për avokat dhe si rrjedhojë nuk bëhet pjesë e këtij samiti, kur nuk e njeh Serbia.

“Kosova nuk bëhet pjesë e ‘Open Balkan’, kur nuk e njeh Serbia. Çfarëdo tentative tjetër është gabim. Iniciativat tona duhet të jenë në këtë drejtim: qëndrueshmëria në kërkesat tona për anëtarësim në NATO, qëndrueshmëri dhe strategji të saktë në raport me integrimin evropian dhe njohjen nga 5-shja e BE-së. Çfarëdo iniciative tjetër është një mundësi e mirë për fotografi, por nuk ka asnjë efekt pozitiv për Kosovën… Nuk kemi nevojë për avokat, kemi nevojë për miq”, tha ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles